Albana Osmani: Gëzuar për njerëzit që na duan dhe humbësit që na humbën ne

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Albana Osmani konsiderohet si një ndër moderatoret më joshëse shqiptare.

Ajo ka pasur një vit të ngjeshur që po lëmë pas pos angazhimit si gazetare dhe shougirl.

Bukuroshja jonë muaj më parë kishte marrë një iniciativë për të mbështetur fëmijët në nevojë, “Ti je një luledielli”, e cila rezultoi të jetë mjaft e suksesshme. Megjithatë duket se zeshkania ka pasur miq shumë të mirë që me kalimin e viteve i paska humbur.

Ajo përmes një fotografie të Leonadro DiCaprios si dhe mbishkrimin që ka lënë në të, ka ngritur një dolli edhe për miqtë.

“Gëzuar për njerëzit që na duan, humbësit që na humbën ne si dhe bastardët fatlumë që patën mundësi të na takojnë”, ka shkruar Osmani në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Albana po vazhdon të paraqitet me sukses në emisionet televizive si dhe të merret me aktivitete humanitare.

View this post on Instagram

? cheers

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme