Albatrit Muqiqi me urim të përzemërt për nënën e tij Merita Spahiun

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e muzikës së mirëfilltë, Merita Spahiu-Muqiqi, feston sot (e martë) ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj, teksa një prej urimeve më të përzemërta e ka marrë nga djali i saj, këngëtari Albatrit Muqiqi.

Ky i fundit publikoi në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram një fotografi të më të shtrenjtës së tij, të cilën e shoqëroi me një urime të përzemërt.

“Sot ke ditëlindjen e shtrenjta ime nanë. Të dua dhe vetëm Zoti e di se sa. Urime, jo vetëm sot por çdo ditë, çdo orë, minutë dhe sekondë të jetës sate”, kanë qenë fjalët e Albatritit në përshkrimin e kësaj fotografie.

Familja Muqiqi përndryshe jetojnë të gjithë së bashku në një nga lagjet private në periferi të kryeqytetit.

Ata njihen për këngët e shumta që kanë sjellë në tregun muzikor ndër vite, të cilat janë mirëpritur nga publiku që e pëlqen zhanrin të cilin ata e kultivojnë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme