Albëria në krahët e ish të dashurit të vajzës

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 14:21 | Nga

Edhe pse ishin ndër ҫiftet më sipatikë të showbizit, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Oni Hysenbelliu nuk e vazhduan lidhjen e tyre pas shumë pengesave që u krijoi edhe jeta në distancë.

Por Albëria, edhe në intervista të ndryshme në media, pranoi se e bija, Anxhelina, dhe Oni herë ishin mirë e herë ishin keq, herë grindeshin e herë pajtoheshin, derisa vendosën prej pothuaj një viti të shohin secili drejtimin e tyre në jetë.

Albërie Hadërgjonaj dhe Oni Hysenbelliu

Albëria ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me ish të dashurin e së bijës. Ata të dy janë fotografuar nga Bordo, në mbrëmjen e bamirësisë të zhvilluar në një prej hoteleve të Tiranës. Albëria dhe Oni dukeshin të afërt me njëri-tjetrin teksa pozuan lirshëm edhe para aparatit me një përqafim të ngrohtë të njëri-tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme