Albërie Hadërgjonaj sjell këngën e re “1 shans” me Fatmir Sufën

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Ka kohë që këngëtarja Albërije Hadërgjonaj paralajmëronte projektin e saj më të ri muzikor.

Më në fund, ajo ka sjell bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin Fatmir Sufa, të titulluar “1 shans”.

Kënga është ritmike dhe është realizuar nga kompozitori Alban Furtuna, gjersa tekstin e kanë shkruar Gussi dhe Fatmir Sufa.

“1 shans” vjen në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin këngëtarja nga Deçani shfaqte mjaft atraktive.

Përkundër viteve, Hadërgjonaj vazhdon t’i mahnit fansat me performancën e saj.

Albërija do të vazhdojë të jetë aktive edhe gjatë fundvitit në shumë prej programeve festive.3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme