Albërie Hadërgjonaj zbulon detaje për rikthimin e Anxhelinës në muzikë

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Anxhelina Hadërgjonaj prej kohësh po punon shumë për t’u rikthyer fuqishëm në skenën muzikore.

Albërie Hadërgjonaj përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram ka zbuluar pak nga puna e Anxhelinës gjatë gjithë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Ajo bëri të ditur që përveç një kënge të re, Anxhelina po punon edhe një album të ri me disa projekte muzkore.

“Mezi pres për albumin dhe videoklipin tënd. Së shpejti. S’ka drama. Më e mira”, ka shkruar Albëria duke zbuluar edhe bashkëpunëtorët e saj.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj është “1 Shans”, në duet me Fatmir Sufën.

Të ngjashme