Alessandra Ambrossio “zgjedh” mes Neymarit dhe Ronaldos

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 17:22 | Nga

Modelja e famshme, Alessandra Ambrossio, ka rrëfyer në një intervistë se është shumë e apasionuar pas futbollit.

Duke komentuar marrëdhënien e saj të mirë me yllin brazilian Neymar, modelja është shprehur se nëse do t’i duhej të zgjidhte, do të martohej me të.

Gjithsesi, duket se edhe Alessandra nuk i ka shpëtuar tundimit për yllin portugez Ronaldo, pasi pyetjes se cilin futbollist do të zgjidhte për të puthur, iu përgjigj pikërisht me emrin e futbollistit të Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme