Almeda Abazi jep detaje rreth shtatzënisë

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Almeda Abazi është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme.

Ish-miss Shqipëria dhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman janë në pritje të një fëmije, gjinia e të cilit është djalë.

Çifti i shoubizit ka ndarë disa detaje tashmë rreth shtatzënisë duke treguar se “princin” e tyre do ta quajnë Efehan.

Ajo së fundi ka pranuar shumë pyetje prej fansave rreth gjendjes së fundit para se të bëhet nënë për herë të parë.

Bukuroshja ka treguar se ka shtuar dhjetë kilogramë, por ka dëgjuar se në dy muajt e fundit shtohen më shumë, për këtë arsye deri në lindje mund të shtoj 20 kilogramë.

Më tutje 26-vjeçarja ka pohuar se vogëlushi në jetë do të vjen brenda dy muajve dhe mezi po pret ta mbajë në duar.

Ndryshe, Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme