Amber Rose çmend Hollywoodin me pamjen e saj

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 12:52 | Nga

Amber Rose ka lënë pa fjalë të pranishmit në “Maxim hot 100 party” mbrëmjen e kaluar në Hollywood me pamjen e saj të re.

Prezantuesja televizive 32 vjeçare u paraqit me flokë bionde platin, një palë syze të errëta në formë maceje dhe një kostum të zi, me dekolte provokuese dhe me pantallona të gjata e të gjera.

Natyrisht nuk kishin si të mos binin në sy tatuazhet shumëngjyrëshe në të dyja krahët e Amber.

Ajo po festonte kështu suksesin e shfaqjes së saj televizive që transmetohet mbrëmjen e vonë të së premtes. Në shfaqjen e saj ajo mbrojti Kanye West në grindjen e tij me Taylor Swift.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme