Ambientet luksoze të shtëpisë së Big Brother VIP në Shqipëri

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur të martën zyrtarisht spektakli Big Brother Albania VIP.

Personazhe të njohur nga fusha të ndryshme janë futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku do të qëndrojnë për 100 ditë, për të garuar për çmimin e madh.

Në fillim të mbrëmjes, u prezantua edhe shtëpia luksoze në të cilën banorët VIP do të qëndrojnë përgjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Shtëpia ka mbi 1500 metra katrorë dhe është dizajnuar me kujdes, për të ofruar një ambient sa më komod për të famshmit që sivjet janë konkurrent.

Në vazhdim ju sjellim pamje të asaj që momentalisht njihet si “shtëpia më e famshme në Shqipëri”.

Të ngjashme