“Amerikana”, Ledri Vula paralajmëron projektin e ri

Prishtinë | 11 Dhj 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ledri Vula mbetet ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në vend.

Krahas angazhimeve me koncerte, reperi po punon edhe për projekte të reja, dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundmi.

“Shihemi me Amerikana”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e një foto kur reperi shihet pranë një flamuri gjigant të Amerikës, i vedhur në të bardha.

Fansat e tij ishin të shpejt për të komentuar, duke thënë se presin me padurim një projekt të ri nga ai.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ledrit është “Copë copë” që erdhi në bashkëpunim me reperin Bardhi.

Ndryshe, mbrëmë (e premte) Ledri mori pjesë në spektaklin Big Brother VIP duke i bërë një befasi dy miqëve të tij, DJ PM dhe DJ Dagz. 

Të ngjashme