Amy Schumer është diagnostikuar me sëmundjen Lyme

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Ylli i filmit “Trainwreck”, Amy Schumer, e ka bërë të ditur lajmin se gjatë kësaj vere është diagnostikuar me sëmundjen Lyme, dhe dyshon se pa e ditur ka vuajtur nga kjo gjendje shëndetësore për disa vjet rresht.

Aktorja 39-vjeçare e cila e ka një djalë 16-muajsh, Gene, me bashkëshortin Chris Fischer, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të kërkuar këshilla rreth kësaj sëmundje, nga secili person që ka njohuri rreth saj.

Madje, Schumer e ka ndarë edhe numrin e saj të telefonit me gjithë ndjekësit e saj, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi t’ia dërgojë këshillat e tyre përmes mesazhit.

Aktorja ka bërë të ditur se përveç trajtimit me ilaçe, ajo po e menaxhon sëmundjen edhe me ndihmën e trajtimeve bimore, transmeton Koha.

Disa të famshëm vuajnë nga sëmundja Lyme, të tillë si Avril Lavigne, Justin Bieber, Shania Twain, Bella Hadid dhe i dashuri i Dua Lipës, Anwar Hadid.

Në fillim të këtij viti, këngëtarja Avril Lavigne gjendja shëndetësore e së cilës ishte përkeqësuar shumë si pasojë e këtij infeksioni, tregoi se e ka ndihmuar kolegun e saj, Justin Bieber, gjatë betejës së tij me Lyme.

Disa prej simptomave të kësaj sëmundjeje janë, skuqjet në lëkurë, temperature, lodhja e madhe dhe fryrja e nyjave limfatike.

Të ngjashme