Andi Artani rikthehet prapë në ekranet televizive, ja ku do ta shihni

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Andi Artani përmes llogarisë së tij personale në rrjetin social “Instagram”, ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekranet televizive.

Andi përmes postimi të bërë ka treguar se i është bashkuar televizionit T7.

Atë do ta shihni çdo ditë në emisionin veror të titulluar “Natë Vere”, ku në bashkë prezantim do të jetë edhe Ajda Shukriu.

Andi tash e disa muaj ka lënë Amerikën dhe është zhvendosur të jetë në vendlindjen e tij në Kosovë, thotë se me kënaqësi iu bashkua këtij projekti televiziv.

“Gjithmonë e kam dashur botën e medias, dhe me kënaqësi iu kam bashkuar televizionit T7”, ka thënë Andi për Express Rozë.

Po ashtu ai premtoi që në emisionin veror “Natë Vere”, do të ketë shumë befasi.

“Mezi po pres ta fillojë këtë emision, për të cilin jemi përgatitur gjatë. Është një ekip e mrekullueshme. Do të ketë shumë befasi. Rubrika nga më të ndryshmet. Mysafirë të cilët janë shumë të dashur për publikun”, shton tutje Artani.

Të ngjashme