Andi pjesë e videoklipit të këngës së Rinës, Jasmina ka dy fjalë për të

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Dy ish-konkurrentët, Andi dhe Jasmina kanë qenë ndër ‘çiftet’ më të komentuara në sezonin e dytë të “Për’puthen”, edhe pse ky sezon ka mbaruar, dyshja ende thumbojnë njëri-tjetrin me deklarata.

Kujtojmë se raportet e tyre filluan të prisheshin gjatë kohës kur Andi u bë pjesë e një videoklipi të këngëtares Diona Fona. Së fundmi, Andi Artani ka qenë protagonist në videoklipin e këngëtares, Rina.

Jasmina e cila shpesh herë u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social “Instagram” edhe kësaj here ka vepruar njësoi duke u përgjigjur pyetjes që kishte të bënte me videoklipin e këngëtares dhe pjesëmarrjen e Andit në të.

“Të pëlqeu kënga e Rinës në spot ishte Andi”, pyeti një nga ndjekësit.

“Pse duhet të më pyesni për figurantët nëpër klipe, keni marr vesh që paguhem si komentatore? Bëhuni pak më kreativ, më pyesni për gjëra që ja vlen të flasësh.”,- u përgjigj ajo.

Të ngjashme