Andrea Bocelli bie nga kali, shtrohet në spital

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 16:25 | Nga

Aksidentohet tenori italian me famë botërore, Andrea Bocelli. Këngëtari i muzikës lirike mësohet se ka rënë nga kali i tij gjatë kalërimit në Lajatico, Piza.

Pas aksidentit ai është transportuar në spitalin e Pizës. Sipas informacionit të parë, gjendja shëndetësore nuk paraqitet serioze.

Mediat italiane thonë se tenori ka marrë dëmtime në kafkë. Për momentin, Spitali Universitar i Pyrenees nuk ka dhënë informacion zyrtar.

Por vetë Andrea Bocelli në një postim në fb pas ngjarjes shkruan: “Të dashur, unë e di që keni qenë të shqetësuar për mua në këto orë … Më vjen keq, dua t’ju qetësoj dhe t’ju them se jam mirë.Ishte një rënie e vogël nga kali. Duke ju falënderuar për shumë mesazhe të marra, ju përqafoj me dashuri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme