Anëtarja e grupit “BLACKPINK”, Rosé debutoi si solo këngëtare me albumin “R

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Rosé njëra nga katër anëtaret e grupit të njohur nga Korea Jugore, “BLACKPINK”, e ka publikuar albumin e parë solo me titull “R”.

Krahas këtij incizimi që ka marrë dy vjet për t’u finalizuar, ylli i muzikës K-pop gjithashtu i ka lansuar dy këngët, “On The Ground” dhe “Gone”, që të dyja në gjuhën angleze.

Rosé e cila e gëzon një bazë të madhe adhuruesish edhe si solo këngëtare, dhe i numëron më shumë se 37 milionë ndjekës në Instagram, e shfrytëzoi këtë rrjet social për t’i falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij projekti shumë për zemër.

“Kur i kujtoj gjithë ato natë që unë dhe ekipi im i kemi kaluar duke e perfeksionuar këtë album!! Jam e lumtur që më në fund po ua prezantoj albumin ‘R’. Edhe pse është një incizim solo, unë dëshiroja që të gjithë të jenë të kënaqur me të dhe të ndihen sikur kanë kontribuar në punën kreative në ndonjë formë. Nuk është diçka e madhe, por shpresoj se do t’iu pëlqejë. Ky është albumi im i parë si solo këngëtare”, kishte shkruar Rosé në mesazhin e saj.

Në kuadër të promovimit të këtij projekti, Rosé performoi në kuadër të edicionit të fundit të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. Kjo është hera e parë që anëtarja e grupit shumë të suksesshëm “BLACKPINK” performoi e vetme në këtë shou.

Ajo po ashtu është ylli i parë i muzikës K-pop që e hijeshon e vetme këtë skenë. Rosé më parë kishte qenë pjesë e emisionit “The Tonight Show” në qershor të vitit 2020, ku performoi krahas anëtarëve tjera të grupit “BLACKPINK”, Jennie, Jisoo dhe Lisa, me ç’rast edhe e promovuam hitin e tyre “How You Like That”.

Për performancën e saj si solo këngëtare, Rosé e interpretoi këngën “On The Ground”, e shoqëruar në skenë nga një grup i valltarëve.

Të ngjashme