Angela Martini ndan historinë më të dhimbshme në jetën e saj

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Angela Martini ka rrëfyer një histori të dhimbshme të saj. Ajo tregoi si u shpërngul në Zvicër dhe foli edhe për njerkën, e cila tha se nuk e donte.


Angela tregoi si u shpërngul në Zvicër dhe foli edhe për njerkën, e cila tha se nuk e donte.

“Ajo nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, mashtrimet, shpikje. Babai nuk më besonte në fillim, atëherë e lash këtë punë dhe e kam mbajtur sekret deri në moshën 18 vjeçe kur ia kam tregu nënës time”, tha modelja.

Për shkuarjen në Zvicër thotë “Deri sot nuk kam kalu një gjë më të vështirë në jetën time. Erdha në një vend që nuk e kisha dashurinë që isha mësu, nuk kam shkuar në shkollë për nëntë muaj”.

Gjysmën e gjermanishtes, Angela tregoi se e ka mësuar në shtëpi me fjalor italisht-gjermanisht.

Njerka ia kishte bllokuar nënës së saj shkuarjen në Zvicër, ndërsa tani modelja thotë se nuk i toleron këto gjëra.

Të ngjashme