Angela Martini pranon se ka pasur diçka me reperin Kanye West

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2011, modelja e njohur Angela Martini u përfol për një lidhje me partnerin aktual të Kim Kardashian, Kanye West.

Asokohe, Angela i mohoi këto lajme duke u shprehur se s’kishte asgjë mes tyre, mirëpo sonte në emisionin “Soiree” ka konfirmuar gjithçka.

“Meqë ti nuk e ke problem t’i thuash që ke pasur, ke patur diçka me Kanye West?”, e pyeti moderatorja Jonida Shehu.

“Po. A të thashë që nuk e kam problem me të thënë?”- tha Angela duke qeshur.

Gjithashtu, modelja tregoi se nuk i konfirmuar më herët këto lajme, pasi nuk i ka pëlqyer asnjëherë zhurmat e kësaj natyre.

Të ngjashme