Angelina dhe Brad fotografohen për herë të parë bashkë pas ndarjes

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Fotografohet për herë të parë bashkë që nga shtatori i vitit 2016-të, ish-çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Revista australiane “Who” publikoi dy foto të dyshes, ndërsa hedh dyshimet se po përpiqen që të rikthehen sërish bashkë.

Por në të vërtetë takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar, në Beverly Hills.

Ata kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve. Në takim ishin edhe përfaqësuesit ligjorë të të dyve.

Mediat e huaja shkruajnë se dy aktorët takohen dy herë në javë, në mënyrë që të diskutojnë të gjitha detajet lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Të ngjashme