Angelina Jolie del për pazar me vajzat e saj

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Angelina Jolie është kthyer në Los Angeles nga New Mexico dhe i ka dërguar vajzat e saj në një udhëtim për pazat duke përfshirë edhe adoleshenten Shiloh.

Të katërtat dukeshin të buzëqeshura derisa vizitonin dyqanet e reja, njofton Klan Kosova.

Më 2 qershor ajo mori vajzën Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13 vjeç dhe Vivienne, 10 vjeçe në një dyqan lokal Best Buy në LA, pas një dreke me sushi.

Është e çuditshme që dikush kaq e famshme sa Angelina, e cila mund të blejë gjithçka që do online, por ajo do që fëmijët e saj të bëjnë pazar si krejt fëmijët e tjerë.

Aktorja dhe fëmijët e saj u kthyen në shtëpi për vikend.

Të ngjashme