Angelina Jolie: Dhuna seksuale prek të dy gjinitë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Angelina Jolie ditë më parë edhe zyrtarisht ka fituar të drejtën mbi kujdestarin e fëmijëve pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Bra Pitt.

Aktorja hollivudiane është tejet e afërt me fëmijët dhe shpesh ua kujton se dhuna seksuale prek të dyja gjinitë.

Zeshkania në një intervistë për revistën “Marie Claire” foli për stigmën që rrethon viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimit.

“Dhuna seksuale është ende një temë tabu. Femrat dhe meshkujt e përdhunuar, dhe fëmijët e lindur nga përdhunimi shpesh trajtohen sikur të jenë ata që kanë bërë diçka të gabuar. Ata nuk pranohen nga shoqëria dhe mbulohen me turp, ndërsa dhunuesit e tyre mbeten të pandëshkuar”, tha ylli i kinematografisë amerikane.

“Kjo duhet të ndryshojë dhe thyerja e kësaj tabuje është pjesë e kësaj”, shtoi më tutje ajo.

“Unë nuk flas vetëm me vajzat e mia. Flas edhe me vëllezërit e tyre. Ky është ndoshta dallimi më i rëndësishëm. Nuk është problem vetëm për gratë. Zgjidhja është të punosh me femrat dhe me meshkujt njëkohësisht”, tha 43-vjeçarja.

Kujtojmë se Jolie së bashku me Pittin ka gjashtë fëmijë – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme