Angelina Jolie: Ja kur do të kthehem me Bradin

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 21:13 | Nga

Një vit më parë, Hollywood-i u trondit pasi Angelina Jolie dhe Brad Pitt, treguan se do të divorcohen. Ishte Jolie ajo që bëri kërkesën për divorc, edhe pse nuk është firmosur ende nga asnjëri.

Sot që ka kaluar një vit qëkur dyshja më e dashur në Hollywood, u ndanë, Angelina ka dhënë një fije shprese se ata mund të ribashkohen.

Në një intervistë për për gazetën Oggi, ajo është pyetur për një mundësi ribashkimi. Përgjigjia e saj, ka qenë kjo ”Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur dhe sigurisht nëse nga të gjithë kjo është vënë mend”, – është shprehur kështu Angelina, duke ju referuar Brad.

Pra nëse Brad ka zënë mend, Jolie mund të ribashkohet me të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme