Angelina Jolie maskon trupin e brishtë me fustan të gjerë

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 14:29 | Nga

Edhe pse nuk duket asnjë zgjidhje në horizont rreth divorcit me Brad Pittin në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, aktorja e famshme Angelina Jolie i përkushtohet tërësisht rolit të nënës, pa hequr buzëqeshje.

Pas një qëndrimi në Londër, Jolie me fëmijët u kthyen në Los Anxhelos, ku paparacitë kishin një shans për të kapur vajzat e saj – Shiloh 12-vjeçare dhe Zahara 13-vjeçare.

Angelina ishte veshur në mënyrë elegante, e cila dominohet nga fustani i zi i prerë me hollësi në anën e pasme dhe materiale të trajtuar me laser në zonën e qafës.

Ajo arriti të mbulojë trupin e brishtë, duke u maskuar me fustan të gjerë.

“Kam ulje dhe ngritje, por mendoj se më bëri më të fortë. Ne të gjithë kemi kohë të vështira, por si nënë e kam përgjegjësinë e parë për fëmijët e mi. Ajo që po ndodh është e gjitha e parëndësishme kundrejt atyre”, tha Jolie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme