Angelina Jolie zbulon se tre fëmijët donin të dëshmonin kundër Brad Pitt

USA: +1 310 798 9111 / [email protected] UK: +44 208 344 2007 / [email protected] *UK Clients - Pictures Containing Children Please Pixelate Face Prior To Publication*
Prishtinë | 18 Qer 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Procesi gjyqësor mbi kujdestarinë e fëmijëve mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka përfunduar por një dokument i sapo zbuluar tregon se lufta mund të ketë qenë edhe më e komplikuar.

Avokatët e aktores 46-vjeçare paraqitën një dokument në dhjetor 2020 duke pretenduar se tre nga gjashtë fëmijët e saj me Pitt, donin të dëshmonin kundër tij.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.”, thuhet në dokument.

Ai u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt.

Në fillim të këtij viti, Jolie paraqiti dokumente shtesë duke pretenduar se gjykatësi refuzoi të dëgjonte prova që besonte se kishin lidhje me çështjen, duke përfshirë dëshmitë e fëmijëve të saj.

“Gjykatësi i mohoi znj. Jolie një gjykim të drejtë, duke përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat e saj në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve, prova kritike për të bërë çështjen e saj,” pretendonin dokumentet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme