Angelina u zemërua në Bradin për shkak të Kardashianeve

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas “Latin Times”, aktorja amerikane, 44-vjeçarja Angelina Jolie është zemëruar në ish-bashkëshortin e saj, aktorin 55-vjeçar Brad Pitt, për marrëdhënien e tij të ngushtë me familjen Kardashian. ]

Pasi që Brad shkoi në njërën nga meshat e mbajtura nga Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian, mediat e huaja shpejt shkruan për luftën mes Khloe dhe Kourtney Kardashian për dashurinë e aktorit të famshëm, ndërsa siç shkruan “Latin Times”, kjo nuk i pëlqeu aspak ish-gruas së tij.

‘Angelina nuk mund ta durojë klanin Kardashian dhe nuk dëshiron që fëmijët e saj të jenë në afërsinë e tyre, ajo i dha Bradit ultimatum: ose Kanye, ose fëmijët’, zbuloi burimi për “Latin Times”, duke shpjeguar se aktores nuk i pëlqejnë pikëpamjet politike, të menduarit, si dhe mënyra e jetesës së reality-familjes, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse kërkesat e aktores e kanë komplikuar edhe më tej marrëdhënien e 55-vjeçarit me fëmijët, gjë që ka qenë jashtëzakonisht e keqe deri më tani, burimi thekson se aktori nuk ka ndërmend t’i japë fund miqësisë së tij me reperin dhe familjen Kardashian.

‘Më pëlqen që në botë ekziston Kanye, ai është ndryshe, ndihem sikur e ka çrregulluar orarin. Dhe është edhe muzika e tij, atë ndikim nuk mund ta mohojmë”, tha së fundmi aktori 55-vjeçar, i cili i ka gjashtë fëmijë, tre të adaptuar dhe tre biologjikë nga martesa me Angelina Jolie, Maddox 17-vjeçar, Pax 15-vjeçar, Zahara 14-vjeçare, Shiloh 13-vjeçare dhe binjakët 10-vjeçar Knox dhe Vivienne.

Të ngjashme