Anita Haradinaj zbulon këngëtaren që do të performojë për pavarësi

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Elvana Gjata më në fund do rikthehet në skenë pas disa muajsh ndërprerje në muzikë. Ajo me 17 shkurt për nder të festës së pavarësisë do të performojë në Kosovë.

Ky koncert do të jetë një recital akustik e shoqëruar nga violinisti Olen Cesari. Pritet të mbahet në një teatër të njohur të Prishtinës

Lidhur me organizimin e eventit bëhet e ditur se gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me cdo detaj, shkruan Tiranapost.al

Elvana ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje të armatosur që u shoqërua dhe me një viktimë. Ngjarja tronditëse e bllokut, ku u ndeshën dy grupe rivale. Që prej asaj dite, këngëtarja e njohur u largua nga vendi. Ajo u komentua gjatë në rrjetet sociale, shpesh dhe u sulmua për lidhjen me një personazh të kronikës së zezë

Pavarësia e Kosovës ngjan një rast ideal për t’u bërë prezente, duke shmangur me finesë Tiranën. Një lloj hakmarrje e saj, ndaj qytetit që i solli shumë trishtim

Koncerti do të nisë me 17 shkurt në Prishtinë me këngë patriotike, më pas me recitalin e plotë të Elvanës.

Prishtina mezi po pret të dëgjojë live dhe në një akustikë të veçantë, Elvanën.

Të ngjashme