“Anna” kënga më e re nga Young Zerka

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 15:21 | Nga

Reperi Young Zerka po punon rreth projektit të ri.

Tash e sa muaj ai ka paralajmëruar një projekt të ri, i cili mban titullin “Anna”, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, reperi ka bërë të ditur që kënga do të jetë e vizuelizuar edhe me videoklip, por nuk ka dhënë ndonjë datë të lansimit.

Reperi premton që kënga vjen me ritme verore, ndërsa ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët, të cilët janë Mojo Productions dhe Tull Productions.

Kujtojmë që një ndër këngët më të suksesshme të Zerkës është “Nona”, në diet me Ledri Vulën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme