Anton Quni, Lindika Nikolla dhe Ermina Lekaj shpallen “Nderi i Mirëditës”

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndarë mirënjohje ndaj deputetit të Kosovës, Anton Qunit, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe ndaj deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj.

Sipas Nikollës, kjo mirënjohje është ndarë për punën e shkëlqyer që u bë për promovimin e vlerave dhe kontributeve.

“E nderuar që krahas dy personaliteteve me rrënjë mirditore, deputetes në parlamentin kroat, Ermina Leka,j dhe Gjeneralit nga Kosova, Anton Çuni, të merrja titullin ‘Nderi i Mirditës’”.

“Përgjegjësi për ta përmbushur këtë vlerësim që ia dedikoj babait tim, që nuk rreshti së punuari për Mirditën tonë të dashur dhe ne, fëmijëve të tij na përçoi përkushtimin e dashurinë e paanë për të,” ka shkruar Nikolla në rrjetin social Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme