Antonela e “Për’puthen” zbulon lidhjen e re

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha pasi doli beqare nga emisioni, ajo ka gjetur tashmë dashurinë jashtë dhe këtë e ka konfirmuar vetë.

Antonela ishte e futar në “Ftesë në 5”, ku edhe tregoj se është në njohje me një djalë që është përsonazh VIP, konkretisht i përket botës së sportit, por nuk zbuloi identitetin e tij.

Duke u ndalur te raporti me të, ajo tha se është edhe xheloz për gjëra banale. Dhe ajo nuk e vlerëson këtë gjë teksa shtoi se ai duhet ta durojë karakterin kompleks të saj.

“Po provoj ta njoh një djalë, por nuk e di a jam gati realisht. Nuk është i Për’puthen. Është personazh VIP, por jo i Për’puthen. Është personazh i sportit. Për gjëra banale bëhet xheloz, unë nuk i jap shkas, por janë të sëmurë njerëzit. Kush është xheloz është i sëmurë. S’duhet të jetë xheloz posesiv, fanatik dhe të durojë karakterin tim të vështirë që kam”, tha Antonela.

Të ngjashme