Anulohen festivalet “Coachella” dhe “Stagecoach” për vitin 2020

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Zyrtari i Shëndetit Publik i Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser, njoftoi anulimet këtë mërkurë.

“Jam i shqetësuar pasi COVID-19 mund të përkeqësohet edhe në vjeshtë”, ka thënë Kaiser përmes një postimi në Twitter.

“Për më tepër, ngjarjet si Coachella dhe Stagecoach përfshihen në fazën e katërt sipas guvernatorit Newsom, për të cilën ai më parë ka deklaruar se do të kërkonin trajtime apo një vaksinë për të hyrë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe potencialin e parashikuar, nuk do të isha i qetë të ecja përpara”, vazhdoi më tej ai.

Të dy festivalet fillimisht ishin shtyrë nga prilli deri në tetor për shkak të shqetësimeve të COVID-19, por tani janë anuluar tërësisht.

Rage Against the Machine, Frank Ocean dhe Travis Scott ishin disa nga artistët që do të kryesonin ‘Coachella’ në Empire Polo Grounds më 9 tetor përpara se të bëhej anulimi.

Ky festival sivjet u anulua për herë të parë që nga viti 2000.

Coachella u mbajt së pari në 1999 dhe më pas mori një vit pushim përpara se të fillonte rrugëtimin e saj gati 20 vjeçar.

Siç raportohet, janë mbi 137,146 raste të konfirmuara me coronavirus në Kaliforni ndërsa deri më tani kanë vdekur 4,752 persona.

Sipas planit të governatorit Gavin Newsom, Kalifornia aktualisht është në fazën e dytë duke lejuar që vendet e punës që kanë më pak rrezik të hapen në respektimin e disa masave.

Të ngjashme