Anulohet festivali muzikor, dy fansa sëmuren dhe vdesin

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 14:05 | Nga

Një festival muzikor që tërheq mijëra fansa është anuluar pas vdekjes së një vajze 18 vjeçare dhe një djali 20-vjeçar.

Festivali Mutiny në Portsmouth njoftoi këtë mëngjes se dita e dytë e festivalit nuk do të vazhdojë pas dy tragjedive të veçanta, që po hetohen nga policia.

Craig David dhe Sean Paul ishin planifikuar që të performonin mbrëmjen e së dielës.

Asnjë shkak i vdekjes nuk është dhënë akoma, por raportohet se në zonë është përhapur një substancë e dyshimtë.

Hetuesit thonë se vdekjet nuk po trajtohen si të dyshimta.

Fillimisht policia u njoftua për vajzën se ishte ndjerë keq në festival dhe 20 minuta më vonë u gjet i shtrirë në tokë djali.

Të dy u dërguan në spital, por nuk arritën të mbjetonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme