Anwar Hadid rikthehet me këngën e re “Off@Night”, merr mbështetje të madhe nga Dua Lipa

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Anwar Hadid është rikthyer sërish në skenën muzikore ndërkombëtare.

Modeli dhe artisti 21 vjeçar publikoi të mërkurën (21 prill) një këngë të quajtur “Off@Night”.

Projekti është shoqëruar me një video atraktive, në të cilën ylli amerikan merr vëmendje të madhe me realizimin dhe detajet që ka shfaqur.

Kjo nuk është përpjekja e tij e parë në muzikë, ai gjithashtu në 2019 lansoi albumin “Bleach” që përmban gjithsej 16 këngë.

Lidhur me këtë, Hadid mori një përkrahje të madhe edhe nga e dashura e tij, këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Si një artiste me renome botërore e me suksese të jashtëzakonshme, 25 vjeçarja është shprehur krenare për kthimin e partnerit të saj.

“Off&Night, jam krenare me ty dashuria ime”, ka shkruar ajo.

Dyshja duket se kanë shijuar një natë të mirë në Londër nën shoqërimin e miqve të tyre të përbashkët.

Fansat në komente përpos përgëzimeve dëshiruan një bashkëpunim mes çiftit, Anwar dhe Duas. 

Të ngjashme