Anxhelina Hadërgjonaj bën paralajmërimin e një tjetër projekti të ri muzikor

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ajo para disa javësh ka bërë rikthimin në skenë pas pothuajse nëntë vitesh.

Fjala është për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, e cila solli projektin e ri “Precious” për tregun ndërkombëtar.

Madje, në një intervistë deklaroi se ka gati edhe shumë këngë të tjera që do t’i lansojë në vijim.

Dhe duket se në këtë fillim të vitit 2021, Hadërgjonaj do të publikojë një tjetër këngë të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Biondja shfaqet në një vend luksoz, nga i cili edhe thotë se është duke menduar se cilën prej projekteve do të sjellë tani.

“Këtu duke menduar cilën këngë ta publikoj të radhës”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme