Anxhelina Hadërgjonaj paralajmëron lansimin e këngës së re

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që pas një pauze për disa vite, u rikthye fuqishëm në tregun muzikor.

Fjala është për Anxhelina Hadërgjonaj, e cila për prodhimtaritë e saj po përflitet në rrjet e në faqet rozë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka shpërndajnë një imazh tejet tërheqës.

Derisa theksoi tiparet e bujshme trupore para pasqyrës, artistja pati edhe një befasi për 201 mijë ndjekësit.

“Kënga e re lansohet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në përshkrim.

“No Drama” në anën tjetër është projekti saj I fundit, që u prit mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.

Të ngjashme