Anxhelina Hadërgjonaj sjell imazhe me plot stil derisa shijon një pije afër detit

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja ndan imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.


Dhe, Anxhelina Hadërgjonaj sapo ka postuar fotografi të reja e cila si zakonisht është shfaqur në formë të mirë, shkruan lajmi.net.

Krahas linjave të saj trupore, këngëtarja njihet edhe për një stil të veçantë të cilin e shfaq në veshjet e saj, kryesisht në komplet dukjen.

Në paraqitjet që ajo i bën, merr vëmendje çdoherë me kombinimin perfekt të dukjes, gjithashtu edhe vendet se ku ajo zgjedh t’i shkrep imazhet.

Së fundmi, ka postuar foto ku ka pozuar pranë detit e ulur në një karrige dhe para saj ka një tavolinë në të cilën ka vendosur një çantë dhe një pije.

Ndërkohë, derisa shihet e ulur, ajo ka të veshur një veshje me ngjyrë kafe të mbyllur, në pjesën e sipërme një palë bikini.

Bukuroshja, ka zgjedhur t’i postojë dy imazhe me atë dukje teksa nuk i munguan pëlqimet dhe komentet nga më të ndryshmet.

Të ngjashme