Anxhelina joshëse me pozat në makinën luksoze

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, vazhdon të jetë me plot stil.

Bukuroshja brune ani pse që sa kohë nuk është aktive në prurjet muzikore, të njëjtën nuk e ka bërë në rrjete sociale.

Ajo në mënyrë të vazhdueshme po sjell fotografi nga udhëtimet, përfshirë edhe përditshmërinë.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se po shijon pushimet në Dubai.

Bukuroshja brune në imazhe është shfaqur joshëse, teksa me ploit sil pozonte nga një makinë luksoze.

Flokët kësaj radhe ka vendosur t’i lidhë lartë kokës, ndërsa për makijazh ka zgjedhur nuanca më të mbyllta.

Në veshje artistes i dominonte më shumë ngjyra e zezë, që i theksonte poashtu linjat trupore.

Vlen të përmendet se ajo më parë ka ndarë disa sekuenca nga klipi i ri, që do të jetë rikthim i saj në tregun muzikor.

Të ngjashme