Arbana Osmani rrezikon jetën për emision

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 19:14 | Nga

Arbana Osmani do të vijë së shpejti në Top Channel me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Në fokus të këtij emisioni janë njerëzit e zakonshëm, dhe qëllimi është që t’i bëjnë ata të lumtur.

Nga fotot e publikuara në Instagram, Arbana na njeh vazhdimisht me disa copëza historish që do të transmetohen së shpejti. E radhës në fakt nuk është e zakonshme. Arbana dhe stafi i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, kanë xhiruar në Minierën e Bulqizëz 1100 metra nën tokë.

Moderatorja e njohur ka rrezikuar edhe jetën për të realizuar këtë emision, pasi sot një minator 31-vjeçar ka humbur jetën në Minierën e Bulqizës, nga një masiv gurësh.

Përmes një statusi në Instagram, ajo i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes të së ndjerit, dhe ka shkruar se ky emision që pritet të fillojë së shpejti, do të vijë edhe me histori nga nëntoka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme