Arbana Osmani vjen me mesazh sensibilizues pas përhapjes së Coronavirusit në Shqipëri

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të raportimeve, deri më tani ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga coronavirusi në Shqipëri.

Me ç’rast, për shkak të përhapjes së coronavirusit, Shqipëria ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore deri më 3 prill 2020.

“Miqtë e mi të dashur, në këto ditë të vështira, në këtë situatë të pazakontë për gjithë botën dhe për vendin tonë, kam një mesazh për të gjithë ju për të gjithë ne. Le të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të parandaluar përhapjen e virusit duke marrë të gjitha masat që duhen në këto ditë”.

“Të lajmë sa më shpesh duart me ujë e sapun, të vendosim duart para fytyrës, brrylin para gojës, t’i evitojmë të gjitha kontaktet me njerëzit, puthjet përqafimet dhënien e dorës të qëndrojmë në shtëpi”.

“Të zbulojmë edhe njëherë kënaqësinë e të qëndruarit në shtëpi, pranë të dashurve tanë, fëmijëve tanë, të rrimë aty të shikojmë televizion, të gatuajmë, të qëndrojmë me njëri-tjetrin, dhe të shpresojmë që kjo situatë me bashkëpunimin e juaj të kalojë sa më shpejt. Ju lutem bëjeni për njëri-tjetrin, bëjeni për ju”, thotë mes tjerash në videon e ndarë moderatorja Osmani. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme