Arbana publikon foto me djalin nga spitali: Zoti ju dhëntë forcë e durim…

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Arbana Osmani ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar djalin e saj Jonin, me rastin e festës së 1 Qershorit.

Osmani, ka bërë me dije se Joni është operuar nga bajamet.

Njëra ndër prezantueset më të pëlqyera të ekranit shqiptar ka uruar shëndet të mirë për të gjithë fëmijët.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 qershorin”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme