Arbenita Ismajli fokuson barkun e rrumbullakosur me pozat para pasqyrës

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Arbenita Ismajli tashmë është në pritje të fëmijës së parë.

Ajo së bashku me reperin e njohur, Fero, kanë bërë të ditur se do të presin në jetë një vajzë.

Derisa shumë shpejt do të vijë kohë të bëhen prindër, modelja po mban të azhurnuar fansat me imazhe nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Arbenita është parë duke pozuar para pasqyrës.

Në fokus ajo ka vënë barkun e rrumbullakosur, ndërsa për veshje zgjodhi një fustan të ngushtë, që kishte ngjyrë të zezë.

Flokët i kishte të kapura lart kokës, derisa për makijazh ajo shkoi me nja paraqitje paksa më natyrale.

Vlen të përmendet se bukuroshja brune është një modele e suksesshme, teksa jeton dhe vepron në Londër.

Të ngjashme