Arbenita Ismajli ndan me fansat portretin familjar

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, është bërë ndër personat më të komentuar kohëve të fundit.

Sikur karriera profesionale, por edhe jeta private është duke u diskutuar rreth bukuroshes, pasi kishte disa lëvizje kohëve të fundit.

Ndërkohë në një postim të fundit në rrjetin social Instagam, bukuroshja brune ka vendosur të sjell portretin familjar.

Ajo shihej se bashku me reperin Fero, ndërsa në krah kishte të porsalindurën që po flinte.

Të tilla fotografi janë bërë mjaft të shpeshta nga ana e tyre, ndërsa menjëherë po I shpërndajnë në në rrjetin social Instagram.

Kujtojmë se Arbenita dhe Fero u bënë prindër për herë të parë, duke pritur në jetë vajzën Nina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme