Arbenita Ismajli publikon tjera pamje nga pritja e veçantë në kthimin në Kosovë

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Me disa foto në llogarinë e saj, në rrjetin social “Instagram”, Arbenita Ismaili ka zbuluar mikpritjen që ka gjetur nga kthimi në shtëpi së bashku me të voglën e saj.

Vetë modelja ka zgjedhur një ‘look’ minimalist me një kostum në ngjyrë rozë të lehtë. I gjithë ambienti ka qenë i zbukuruar në nuancat e rozës, ndërsa Arbenita ka pozuar me vajzën në krahë.

Kujtojmë se modelja e mbajti larg vëmendjes së rrjeteve sociale shtatzëninë dhe e zbuloi shumë pranë ardhjes në jetë të vajzës.

Ndërsa, reperi Fero vendosi t’i dedikojë menjëherë një këngë dashurisë së tij më të madhe.

Të ngjashme