Arbenita Ismajli shfaqet e trishtuar nga karantina (Foto)

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Teksa shumë vende janë izoluar si pasojë e Covid-19, duket se shumë persona nuk po e përjetojnë edhe aq mirë këtë izolim.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, shumë persona tregojnë se po përballen me stresin, siç i ka ndodhur edhe modeles Arbenita Ismajli.

E dashura e reperit Fero ka ndarë në “Instastory” pasojat e karantinës, të treguara në fytyrën e saj.

Fytyra e modeles ka nisur të mbushet me akne, që ka gjasa të jenë për shkak të stresit të kaluar në këtë situatë.

Arbenita duket e mërzitur për këtë fakt, teksa tregon se nuk e kupton se ç’po ndodh me fytyrën e saj.

“S’e di çfarë po i ndodh lëkurës time tani”- shkruan modelja krahas videos ku tregon një plan të qartë të fytyrës.

Të ngjashme