Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja ditën e djeshme (e mërkurë) zbuluan edhe gjininë e foshnjës, duke treguar se po presin një vajzë.

Derisa është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë, modelja nga Kumanova nuk ka ngurruar të publikojë disa imazhe tërheqëse me barkun e rrumbullakosur.

Ajo shkëlqen me dukjen atraktive, gjersa kjo periudhë e ka bërë të duket edhe më në formë.


Arbenita Ismajli pozon me barkun e rrumbullakosur, ndërsa njofton se ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë


Çifti gjatë muajit të kaluar po ashtu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak ditë më vonë njoftuan për fëmijën.

Të njëjtit janë së bashku për më shumë se dy vite, megjithëse u raportuan për disa kriza në romancën e tyre.

Të ngjashme