Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj bashkojnë forcat për këngën e re

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Së shpejti tregut muzikor shqiptar pritet ti shtohet edhe një këngë e re argëtuese.

Është Ardian Bujupi, këngëtari i radhës që ka nisur të punojë në projektin e ri.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet artisti përmes rrjeteve sociale teksa ka zbuluar edhe kujt i dedikohet kënga e re.

https://instagram.com/p/Bi2LbMEHYBa/?utm_source=ig_embed

“Çika, çika”, titullohet projekti i radhës dhe për këtë ka zgjedhur të bashkëpunojë me një çikë.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila së fundi ka qenë temë e mediave rozë rreth martesës me bes Kallakun dhe shtatzënisë.

Kujtojmë se muaj më parë Ardiani solli këngën “Arigato”, i cili deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.

Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtarit që do ta sjell gjatë këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme