Ardian Bujupi paralajmëron një album të ri për dhjetë vjetorin e karrierës së tij muzikore

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Ardian Bujupi, prej vitesh është pjesë e tregut muzikor.

Ai sivjet ka bërë të ditur se shënon dhjetë vjetorin e karrierës dhe për këtë duket se po përgatitet të sjell një projekt gjigant.

Lajmin e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

I njëjti po ashtu zbuloi edhe kopertinën e albumit që do të lansohet me 28 maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për dhjetë vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në pesë albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar ai.

Reagimet në hapësirën për komente ishin të shumta, duke e përgëzuar artistin për punën e bërë gjatë kësaj kohe.

Bujupi deri më tani ka realizuar një sërë hitesh në shqip e gjithashtu edhe në gjuhën gjermane.

Të ngjashme