Ardit Gjebrea me mesazh pikëllues për nënën që e humbi sot

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 11:26 | Nga

Mëngjesi i sotëm ka qenë pikëllues për familjen e prezantuesit Ardit Gjebrea.

Nëna e tij është ndarë nga jeta sot në mëngjesin e hershëm, teksa lajmin për këtë e bëri të ditur vet prezantuesi.

Gjebrea ka publikuar dy fotografi të nënës së tij tashmë të ndjerë në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka bërë të ditur edhe lajmin e hidhur.

“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty” (sic.), ka shkruar Gjebrea në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme