Argjentina Ramosaj ka ditëlindjen, urimi i burrit të saj mori vëmendje

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Argjentina Ramosaj feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur për publikun, mbush 31 vjeç dhe urimet nga miq, të afërm dhe fansa kanë qenë të shumta. Dhe partneri i saj, Dukagjin Fetahu i ka dedikuar këngëtares disa fjalë të ngrohta në këtë ditë speciale.


“Urime ditëlindjen zemra ime! @argjentinaramosaj T’uroj gjitha të mirat në këtë botë të dua shumë. Faleminderit që egziston♥️ M’ke bo njeriun ma t’lumtur n’këtë bote”, ka shkruar ai në postimin e tij. Një urim emocionues i ka bërë dhe Beatrix Ramosaj.

Krahas një fotoje ku shihen së bashku, Beatrix shkruan se ndihet me fat që është pjesë e jetës së saj. “Je një dritë ne jetën time dhe jam personi më me fat sepse kam një engjëll si shoqja ime më e mirë.”, shkroi ndër të tjera Beatrix.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme