Argjira Spanca humb njeriun e shtrenjtë: Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm mjaft të hidhur.

Ajo ka humbur një ndër njerëzit më të dashur, gjyshin e saj . Në llogarinë e saj në Instagram Argjira ka publikuar foton e gjyshit, teksa bën me dije se i shtrenjti i saj është ndarë nga jeta.

“Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.”, shkruan ajo krah fotos.

Argjira gjithmonë ka treguar se është mjaft e lidhur me familjen e saj. Më herët, moderatorja gjatë një rrëfimi në “E diell”, ka prekur me rrëfimin në lidhje me historinë e jetës së saj.

Ajo ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”, ka thënë moderatorja më herët, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

Të ngjashme