Arian Çani thotë se ka rrogë marramendëse, por s’është materialist

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 21:22 | Nga

Arian Çani ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” në “Ora News”, ku ka folur gjatë për karrierën e tij por edhe për detaje nga jeta e tij private.

Ndër të tjera ai ka treguar se ka një rroga shumë të lartë, por nuk ka pranuar që të japë një shifër.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët”, u shpreh ai.

Ariani tregoi se në fillimet e tij nuk ka bërë asgjë për para duke shtuar se nuk është natyrë materialiste dhe për të është e rëndësishme që diçka të dalë mirë dhe e ka pasion dhe se paratë janë vetëm për të plotësuar disa dëshira në fund të ditës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme