Ariana Grande akuzohet për përdorim të efekteve në zë

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Ariana Grande nuk ka kohë për urrejtje.

Këngëtarja 26 vjeçare kohët e fundit, hyri në Instagram për të ndarë një video duke interpretuar gjatë një koncerti ndërsa ishte në turne.

Një fans pastaj komentoi në postim, duke thënë se tingëllon sikur ajo po përdor autotune dhe nuk po këndon live.

“Ti je një këngëtare e shkëlqyer dhe unë e dua zërin tënd dhe këngët tuaja por kjo nuk tingëllon si live”, shkroi komentuesi.

Ariana më pas iu përgjigj akuzave.

“Me gjithë respektin, unë mund ta bëj këtë në dhomën tënde të ndenjës për ty. Pa asnjë përzierje ose ndihmë të tingullit. Mund ta bëj në dush, në makinë. Është dhuratë, kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, tha këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/B1z5-g2Fl6i/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme